Politikë
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit, Përparim Rama: Figurë bashkuese dhe mikeshë e jashtëzakonshme
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeqyteti ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ndërsa kreu i Prishtinës, Përparim Rama, i ka drejtuar asaj urimet më të sinqerta për marrjen e kësaj detyre të lartë.
Në një prononcim për media, Rama ka shprehur kënaqësinë e tij për konsensusin e arritur mes subjekteve politike në pushtet dhe atyre opozitare rreth një personaliteti të këtij kalibri. Ai e ka përshkruar Shiroka-Pulën jo vetëm si një mikeshë të afërt, por edhe si një profesioniste me një bagazh të pasur në fushat akademike, shkencore dhe politike.
Sipas kryetarit të Prishtinës, forca e presidentes së re qëndron pikërisht te vizioni i saj, i cili shtrihet përtej interesave ngushtësisht partiake, duke e shndërruar atë në një faktor kyç për harmonizimin e komunitetit dhe shoqërisë kosovare.
“Unë i kam uruar presidentes së re, i uroj të gjithëve, qeverisë, opozitës, që në fund kanë mundur me u marrë vesh për një person si Justina Shiroka-Pula, një mikeshë faktikisht, një person i mrekullueshëm, një person me një eksperiencë gjatë akademike, shkencore, politike, e që mendon faktikisht përtej partive politike. Pra është një person që gjithsesi besoj që bashkon komunitetin, bashkon shoqërinë tonë dhe i uroj çdo të mirë në këtë mision të madh faktikisht që tash e ka në dorë për me i shtyrë përpara proceset e mëdha për vendin tonë. Urime, urime presidentes!”, ka deklaruar Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: