Politikë
Kurti pas takimit me presidenten Shiroka-Pul: Sfidat e mëdha shtetërore kërkojnë bashkim dhe punë pa ndalur
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë përshtypjet e tij pas takimit të parë zyrtar me presidenten Justina Shiroka-Pul, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në këtë fazë të re institucionale për vendin.
Kreu i ekzekutivit vlerësoi lart gatishmërinë e presidentes për të marrë përsipër këtë përgjegjësi, ndërsa theksoi se ritmi i punës duhet të jetë i lartë për t'u shërbyer të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.
"Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës. Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore. Jemi njoftuar edhe me ekipet tona", u shpreh Kurti gjatë deklarimit të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: