Kronikë
Besnik Tahiri: Ndryshimet në Ligjin e Speciales nuk e shfuqizojnë, por e përmirësojnë gjykatën
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se nisma për plotësim-ndryshimin e ligjit që rregullon veprimtarinë e Dhomave të Specializuara nuk synon zhbërjen e këtij institucioni, por adresimin e mangësive dhe vendosjen e standardeve më të mira të drejtësisë.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë, Tahiri ka sqaruar se kufizimet e vendosura lidhen ngushtë me kompetencat kushtetuese dhe legjislative të Kuvendit për të mbikëqyrur proceset.
"Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka", ka u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: