Sport
Talenti i Interit drejt Shqipërisë? Trajneri i Italisë U21: Ja çfarë më tha për Europianin
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Italisë U21 do të jetë një nga skuadrat që do të zbarkojë në tokën shqiptare vitin e ardhshëm, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian U21, një ngjarje e madhe sportive që do të organizohet bashkërisht nga Shqipëria dhe Serbia.
Formacioni i drejtuar nga Silvio Baldini e ka prerë zyrtarisht biletën e kualifikimit gjatë kësaj jave, falë triumfit ndaj Polonisë në sfidën përmbyllëse të fazës së grupeve.
Pasi ka kaluar me sukses fazën eliminatore, Kombëtarja U21 e Italisë mund të përforcohet për turneun kontinental edhe me lojtarë që aktualisht aktivizohen me fanellën e ekipit të parë të Italisë.
Megjithatë, numri një i stafit teknik, Silvio Baldini, ka theksuar se nuk parashikon ndryshime rrënjësore në organikë, duke veçuar vetëm një lojtar të mundshëm nga Kombëtarja A: sulmuesin e Interit, Pio Esposito.
Gjatë një prononcimi për median italiane “Gazzetta dello Sport”, teknik Baldini ka zbuluar hapur planet e tij për të ardhmen:
“Kë do të marr nga ekipi A? Asnjë. Mbaj këta që kam, djemtë e mi. I vetmi që më ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij është Pio Esposito, nëse nuk do të jetë i angazhuar me ekipin e parë.”
Kreu i pankinës italiane tregoi gjithashtu se dëshira e sulmuesit zikaltër për të marrë pjesë në këtë kampionat i është komunikuar atij që në muajin qershor të vitit të kaluar.
“Kur u ndamë në qershorin e kaluar, më tha se do të dëshironte të luante Europianin, edhe për shkak se dy vite më parë nuk ia doli. Shpresojmë që të mos ketë pengesa dhe të na lejojnë ta kemi.”
Pio Esposito përfaqëson një armë të fortë shtesë për skemat e trajnerit Baldini, nëse klubi i Interit dhe kalendari i ekipit kombëtar A do të japin dritën jeshile për aktivizimin e tij.
Ky sulmues mbetet ndër talentet më premtuese të futbollit italian, ndërsa prania e tij në Europianin U21 në Shqipëri do t'i mundësonte të shndërrohej në një nga protagonistët kryesorë të këtij kompeticioni prestigjioz.
Për sportdashësit shqiptarë, një tjetër arsye për të ndjekur këtë turne do të jetë pikërisht ardhja e Italisë në vendin tonë, ku Pio Esposito premton të jetë një nga figurat më të spikatura nën vëmendjen e publikut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: