Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Në vizitën e parë si presidente, Justina Shiroka Pula bën homazhe në Prekaz dhe te figurat historike të vendit

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në vizitën e parë si presidente, Justina Shiroka Pula bën homazhe në Prekaz dhe te figurat historike të vendit
Në kuadër të marrjes së detyrës së re, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar sot një sërë homazhesh në vende kyçe të historisë kombëtare. Ajo ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të vijuar më pas te prehja e fundit e Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, si dhe te varri i veprimtarit të shquar Adem Demaçi. Gjatë ndalesës në Prekaz, e para e shtetit u a uli kokën me respekt para sakrificës sublime të familjes Jashari dhe veprës madhore të komandantit legjendar Adem Jashari. “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, u shpreh Presidentja gjatë kësaj vizite. Më pas, duke vendosur kurora lulesh te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo ka vlerësuar lart urtësinë dhe largpamësinë me të cilën ai drejtoi vendin gjatë një prej epokave më kritike për fatet e Kosovës. “Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi mandej ajo. Në homazhet e zhvilluara te varri i veprimtarit të palodhur Adem Demaçi, Presidentja ka evokuar jetën dhe kontributin e tij, duke vënë njoft se ai ia fali tërë jetën kauzës për liri dhe ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve të Kosovës. “Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo. Në përmbyllje të këtyre homazheve, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi se kujtimi dhe respekti për këto personalitete shërben si një dëshmi e qartë e themeleve të forta mbi të cilat është ngritur shteti i Kosovës, të cilat mbështeten pikërisht te sakrifica, vizioni dhe qëndresa e pandalur e gjithë brezave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar