Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Trazira në kryeqytetin spanjoll: A rrezikon Real Madridi humbjen e Kylian Mbappés qysh në verë?

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trazira në kryeqytetin spanjoll: A rrezikon Real Madridi humbjen e Kylian Mbappés qysh në verë?
E ardhmja e Kylian Mbappés me fanellën e Real Madridit ka nisur të shoqërohet me pikëpyetje të mëdha, duke hapur debat të gjerë në opinionin sportiv. Mediat dhe analistët në Francë kanë hedhur hipotezën se ylli i sulmit mund t’i japë fund aventurës së tij te “Los Blancos” që në përfundim të këtij edicioni, si pasojë e një sërë situatash të tensionuara që kanë shoqëruar muajt e parë të tij në Madrid. Në emisionin e njohur francez “After Foot”, është ngritur si mundësi reale largimi i parakohshëm i sulmuesit nga gjiganti spanjoll. “Kam arritur në pikën që pyes veten: Mbappé ende ka dëshirë, por çfarë kërkon? Të krijohet përshtypja se çdo mëngjes zgjohet duke menduar se do t’i bëjë dëm vetes”, deklaroi njëri nga gazetarët e emisionit. “Më shumë gabime të tilla nuk mund të grumbullohen. Nuk duhet ta përjashtojmë një largim në fund të sezonit”, shtoi ai gjatë diskutimit. Në qendër të vëmendjes në Francë është rikthyer edhe ngjarja e fundit lidhur me gjurin e Mbappés, e cila duket se ka lënë shenja te lojtari. “Episodi me gjurin e ka goditur vërtet. Ai ka thënë: ‘Çfarë është kjo? Mënyra se si më trajtuan… Dhe më pas e detyruan të gënjente, duke thënë se asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë’”, u shpreh gazetari. Për momentin, situata mbetet në kuadrin e aludimeve dhe spekulimeve, ndërsa mbetet për t'u parë nëse këto zhvillime do të lënë gjurmë afatgjata në raportin mes sulmuesit francez dhe klubit madrilen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar