Sport
Formacioni i ri i Juventusit ndaj Cagliarit: Zhegrova në fushë nga minuta e parë
Reklamë e Sponsorizuar
Juventusi po vijon me intensitet përgatitjet për sfidën e ardhshme në Serie A kundër Cagliarit, ndërsa stafi teknik paralajmëron disa lëvizje taktike dhe freskim të formacionit startues.
Sipas gazetarit sportiv Francesco Cosatti, dhjetë nga dymbëdhjetë futbollistët e bardhezinjve që ishin të angazhuar me ekipet kombëtare janë kthyer në Torino dhe kanë kryer seanca të dedikuara stërvitore. Duke filluar nga dita e enjte, grupi pritet të plotësohet përfundimisht me të gjithë lojtarët.
Ndërkohë, Nico Gonzalez dhe Lucumi pritet të vihen plotësisht në dispozicion të trajnerit duke filluar nga e premtja.
Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa paqartësi rreth gjendjes fizike të Francisco Conceicaos – i cili u vonua në kthim për shkak të problemeve me fluturimet – si dhe për Alajbegovicin. Megjithatë, situata është plotësisht nën kontroll pasi të dy lojtarët janë stërvitur rregullisht dhe nuk shfaqin shqetësime fizike.
Përballja e së dielës ndaj Cagliarit pritet t'i hapë dyert e formacionit titullar yllit kosovar Edon Zhegrova, i cili nuk figurojnë në listën e bardhezinjve për kompeticionin e Ligës së Evropës.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës kaloi në një formë fantastike para se t'i bashkohej kombëtares, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asistim në dy paraqitjet e tij të fundit me klubin.
Po ashtu, Zhegrova pati një paraqitje pozitive edhe me fanellën e "Dardanëve", ku gjatë katër ndeshjeve të fundit arriti të lërë shenjë me një gol dhe një asistim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: