Politikë
Debat i ashpër në Kuvend, Bardhi i kërkon llogari Ballës për votën kundër SPAK dhe pronat e Ballukut
Reklamë e Sponsorizuar
Seanca e sotme parlamentare, ku pritet të votohet Reforma Territoriale, ka nisur me tensione dhe akuza të ndërsjella mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të zyrtarëve të qeverisë, duke u ndalur te qendrimi i mbajtur ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Duke marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, Bardhi i është drejtuar Taulant Ballës, duke i kërkuar atij që të kërkojë falje publike për vendimmarrjen e 12 marsit. Sipas tij, mazhoranca ka votuar me 82 vota kundër kërkesave të organit të akuzës për të mbrojtur zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilën e cilësoi si të korruptuar.
Ndër të tjera, deputeti demokrat ka ngritur akuza se zyrtarët e lartë përdoren sipas nevojave të numrave në Kuvend, duke aluduar se ajo do të sillet në seancë për të siguruar votën e Reformës Territoriale. Bardhi e sfidoi Ballën të sqarojë pozitat e Ballukut, duke përmendur prona dhe vila në zona të ndryshme si në Dhërmiu, Itali apo Vjenë, përpara se të japë leksione mbi mbështetjen ndaj drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: