Kronikë
Bllokoi rrugët në zemër të Shkupit, policia ndëshkon shoferin e papërgjegjshëm
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj drejtuesit të mjetit që pak ditë më parë bllokoi trafikun në kryeqytet, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim për automjetet e tjera.
Autoritetet policore bëjnë të ditur se pas verifikimeve të detajuara, personi përgjegjës është identifikuar dhe është shoqëruar për në stacionin policor.
"Lidhur me videon e shpërndarë në një pjesë të mediave sociale, në të cilën shihet se si një automjet i udhëtarëve më 05.10.2026 pengon lëvizjen e automjeteve të tjera në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, në kryqëzimin e rr. „11 Tetori“, rr. „Dame Gruev“ dhe rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“, sot (07.10.2026), në SPB Shkup është thirrur N.V., pronari i automjetit të udhëtarëve „Golf“, me targa të Shkupit", thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas informacionit nga institucioni i rendit, ndaj shtetasit N.V. janë shqiptuar masat përkatëse ligjore në bazë të nenit 3, paragrafi 3 të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: