Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Skandal i paralajmëruar: Gazetari shqiptar paralajmëron publikimin e fotove komprometuese për një deputet të Vetëvendosjes

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandal i paralajmëruar: Gazetari shqiptar paralajmëron publikimin e fotove komprometuese për një deputet të Vetëvendosjes
Gazetari nga Shqipëria, Elton Tozaj, ka hedhur akuza dhe paralajmërime të forta përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, ku ka bërë të ditur se zotëron fotografi që përfshijnë një deputet të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas pretendimeve të tij, bëhet fjalë për një ligjvënës nga Kosova, për të cilin ai thotë se ka shkëmbyer material fotografik intim në përmasa të mëdha, duke e cilësuar si rastin më të bujshëm. "Duhet të keni diçka parasysh, Kosova ka një deputet i cili ka rënë viktimë në mënyrën më spektakolare, se ai ka dërguar më shumë foto se të gjithë këta që i përmenda këtu bashkë. Deputet që ka bërë namin. I Vetëvendosjes është deputeti, do të dalë edhe ai, po le të mbarojmë shpejt e shpejt këto, pastaj fillojmë me Big Brother-in politik se aty do të keni spektakël, do i shikoni këto që neve na duken idhuj janë njerëzit më të pisët, që i keni pa ndonjëherë", është shprehur Tozaj në videon e tij. Pavarësisht paralajmërimeve për skandalin, gazetari nuk ka bërë publik ende emrin e zyrtarit të lartë, por ka lënë të kuptohet qartë se imazhet provokuese do të bëhen publike në një moment të dytë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar