Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Zbulohet plani i Zvicrës: Kur kthehen Granit Xhaka dhe Breel Embolo te “Helvetikët”?

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zbulohet plani i Zvicrës: Kur kthehen Granit Xhaka dhe Breel Embolo te “Helvetikët”?
Granit Xhaka dhe Breel Embolo ishin dy mungesat më të bujshme gjatë fazës përgatitore 16-ditore të Përfaqësueses së Zvicrës, por situata e tyre pritet të normalizohet shumë shpejt. Sipas njoftimeve nga shtypi helvetik, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve dhe pa ngjarje të papritura, dyshja e njohur do t'i bashkohet sërish kombëtares gjatë muajit nëntor, ku Xhaka pritet të rimarrë edhe rolin e liderit në fushë. Zvicra e nisi këtë cikël me shumë polemika e debate, por e mbylli me sukses të plotë, duke triumfuar 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut në Luzern. Ky rezultat e mban Zvicrën në kuotën e katër fitoreve nga po aq ndeshje, me një golaverazh prej 11–1, duke hedhur hapa të sigurt drejt ngjitjes në Ligën A. Më 13 nëntor, Përfaqësueses së Zvicrës i mjaftuje vetëm një barazim në udhëtim ndaj Sllovenisë në Lubjanë për të siguruar kreun e grupit. Më pas, sfida përmbyllëse e kësaj faze do të luhet në St. Gallen, ku zviceranët do të presin ekipin e Skocisë. Si trajneri Murat Yakin, ashtu edhe mbrojtësi shtatlartë Manuel Akanji, kanë konfirmuar se Xhaka dhe Embolo do të jenë sërish pjesë e grupit në muajin e ardhshëm. Akanji, i cili pati nderin të mbante shiritin e kapitenit në mungesë të mesfushorit me origjinë shqiptare, shprehu hapur dëshirën për rikthimin e tij. “Na duhen lojtarët më të mirë të mundshëm në kombëtare”, u shpreh Akanji, i cili shtoi se edhe pse e ka kryer me shumë krenari detyrën e kapitenit, pret që gjithçka t'i kthehet normalitetit dhe Xhaka të rimarrë shiritin. Edhe numri një i stafit teknik, Murat Yakin, e vlerësoi maksimalisht kontributin e Akanjit gjatë kësaj periudhe, por ishte tejet konciz sa i përket hierarkisë: “Granit është kapiteni ynë”. Yakin bëri të ditur se në ditët në vijim do të zhvillojë takimet e para me krerët e Federatës Zvicerane të Futbollit për të përcaktuar hapat e ardhshëm lidhur me statusin e Xhakës dhe Embolos. Sipas mediave në vend, shkak i ftohjes së përkohshme u bënë zhvillimet rreth Xhakës, i cili pranoi publikisht se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 kishte përdorur dy certifikata false vaksinimi. Çështja mori dhenë pasi Prokurorja e Luzernit nisi një hetim zyrtar ndaj tij. Pas konsultimeve intensive mes përfaqësuesve të lojtarit dhe autoriteteve të futbollit zviceran, u mor vendimi që ai të mos grumbullohej për ndeshjet e fundit. Vlen të theksohet se Granit Xhaka mban rekordin si futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura në histori të Përfaqësueses së Zvicrës, gjithsej 152 paraqitje, ndërsa shiritin e kapitenit e mban që prej shtatorit të vitit 2020, kur e trashëgoi nga Stephan Lichtsteiner. Vetëm pesë ditë pasi u njoftua mungesa e Xhakës, federata vendosi që edhe Breel Embolo të mos bashkohej me skuadrën, pasi vetë sulmuesi kishte njoftuar institucionin se vitin e kaluar kishte marrë një urdhër penal për blerjen e certifikatave të falsifikuara të testeve anti-COVID. Për sa i përket aspektit ligjor, Xhaka rrezikon një dënim me gjobë me kusht, e llogaritur në bazë të ditë-gjobave, e cila mund të kapë vlerën e rreth 3.000 frangave zvicerane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar