Politikë
Pse dukej i mërzitur Glauk Konjufca gjatë zgjedhjes së presidenteve? Flet deputeti i Vetëvendosjes
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka dhënë sqarime lidhur me disa pamje të publikuara në medie, ku Glauk Konjufca shfaqej me një gjendje jo komode gjatë seancës parlamentare në të cilën Justina Shiroka-Pula u votua në krye të shtetit.
Sipas Kërçelit, shprehja e fytyrës së Konjufcës nuk kishte lidhje me ndonjë pakënaqësi, por ishte thjesht rezultat i ngarkesës dhe orëve të gjata të punës në Kuvend. Ai ka siguruar se Konjufca e ka pritur me entuziazëm zgjedhjen e presidentes së re.
‘’I pash disa pamje në media online, nuk mendoj që ka pas diçka zoti Konjufca, normalisht të gjithë kemi qenë të tensionuar gjatë gjithë ditës dhe normalisht që mund të ketë qenë pak edhe lodhja, prej mëngjesit kemi qenë në objektin e Kuvendit, po ashtu edhe ditën e hënë ishte i njëjti rast. Unë mendoj që Konjufca e ka mirëpritur këtë zgjedhje, mendoj se normalisht edhe ai ka qenë i gëzuar për faktin se Republikës së Kosovës tanimë po ofrohen institucione stabile. Mendoj që ato kanë mundur me qenë momente kështu të kapura nga kamerat, por më shumë ka qenë lodhja’’, është shprehur Kërçeli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: