Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Zemaj pas zgjedhjes së presidente: Lojërat politike mes VV-së dhe PDK-së morën fund përfundimisht

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zemaj pas zgjedhjes së presidente: Lojërat politike mes VV-së dhe PDK-së morën fund përfundimisht
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka – Pula në krye të shtetit, duke theksuar se ky zhvillim dëshmon se Lëvizja Vetëvendosje pranon një figurë politike për presidente kur ajo vjen nga radhët e PDK-së, por jo kur propozohet nga LDK-ja. “Dje, Kuvendi i Kosovës i dha vendit Presidenten e re, pas një procesi të gjatë me debate, pritje, prapaskena, kushtëzime dhe lojëra politike në stilin e ping-pongut. Por e vërteta, herët a vonë, del në shesh. Dhe dje u shpalosën qartë dy të vërteta politike. E para: për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo një president politik që vjen nga LDK-ja. Vetëm nga LDK kërkohej konsensual??”, ka deklaruar Zemaj përmes një reagimi. Në vazhdim, ligjvënësi i LDK-së u ndal edhe te votimi i ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ky veprim dëshmon pranimin e këtij institucioni nga ana e partisë në pushtet. “E dyta: VV votoi për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pra, në praktikë, pranoi edhe vetë ekzistencën dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale në Hagë. Këto nuk janë më vetëm debate politike as ndarje ideologjike por janë veprime e votime të regjistruara në Kuvend. Dje, ping-pongu politik VV - PDK mori fund. Votat treguan shumë më tepër se fjalët”, ka përfunduar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar