Sport
Kriza e Gjermanisë nuk është vetëm çështje trajnerësh, Ballack kritikon ashpër lojtarët
Reklamë e Sponsorizuar
Pavarësisht ndryshimeve të shpeshta në stolin e Kombëtares së Gjermanisë gjatë viteve të fundit, ish-mesfushori i njohur Michael Ballack vlerëson se rrënja e problemeve nuk qëndron te drejtuesit e pankinës. Sipas tij, është koha që vetë futbollistët të ballafaqohen me përgjegjësitë e tyre.
“Kam përshtypjen se kemi shumë pak liderë që janë të aftë t’ia thonë gjërat në sy njëri-tjetrit në momentet e diskutimeve në dhomën e zhveshjes.
Flas për autokritikën dhe korrigjimin e vetvetes. Ky proces duhet të nisë nga brenda skuadrës, – u shpreh Ballack gjatë një analize për “Sky Deutschland”. – Flasim gjithmonë shumë për trajnerin. Natyrisht, ai mund të ketë një ndikim të madh, sidomos negativ. Sidoqoftë ai hapi i fundit cilësor, në aspektin pozitiv, duhet të vijë nga vetë skuadra.
Duhet të dish të marrësh vendime në fushë dhe ta menaxhosh veten”.
Në analizën e tij, Ballack ngriti gjithashtu shqetësimin se futbolli gjerman mund të ketë rënë pre e mbidozës së taktikave dhe standardizimit të tepruar, duke theksuar se ky ngërç ka fillesat qysh në nivelet e moshave të reja.
Sipas ish-kapitenit, kjo metodologji po u heq lojtarëve autonominë e nevojshme dhe aftësinë për të improvizuar e marrë vendime të pavarura në fushën e gjelbër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: