Kronikë
Thirrje urgjente nga Haradinaj për deputetët: Kthehuni në Kuvend dhe votoni ndryshimet për Specialen
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë sot para medieve në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku i është drejtuar ligjvënësve me një apel të ngutshëm lidhur me Gjykatën Speciale.
Duke theksuar se koha në dispozicion po mbaron, Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që të rikthehen menjëherë në sallën e Kuvendit dhe të përmbushin obligimin e tyre institucional për miratimin e projektligjit përkatës.
“I bëj thirrje të gjithëve, ejani në Kuvend ta votojmë ligjin. Nëse nuk e votojmë është e pafalshme mos me votu ligjin e 91 deputetëve. I kemi edhe tri orë kthehuni në Kuvend ta votojmë ligjin”, ka deklaruar Haradinaj gjatë paraqitjes së tij publike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: