Politikë
Përplasja Kurti-Hamza: Kreu i PDK-së refuzon ofertën dhe denoncon tentativën për kapjen e shtetit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka dalë në një konferencë për media ku i është kundërpërgjigjur ashpër propozimit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili kushtëzoi miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara me zgjedhjen e presidentit, duke vënë në tavolinë emrat e Glauk Konjufcës dhe Feride Rushtit.
Duke e cilësuar këtë qasje si jo serioze, Hamza ka theksuar se çështjet e mëdha shtetërore nuk mund të trajtohen si pazare të momentit të fundit. Sipas tij, synimi i ekzekutivit përmes kësaj metode është përdorimi i ligjit si mjet shantazhi për të arritur përfitime politike, konkretisht instalimin e një presidenti politik që do t'i jepte vulën përfundimtare kapjes totale të institucioneve të vendit.
Kreu i PDK-së ka bërë të me dije se partia e tij nuk do të nënshtrohet ndaj asnjë lloj presioni apo shantazhi politik në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Ai ka relatuar se komunikimi i fundit zyrtar kishte ndodhur në mesditë, ku ai vetë i kishte propozuar që ligji të kalonte fillimisht në lexim të dytë dhe më pas të diskutohej çështja e presidentit, një model që sipas tij përfaqëson një marrëveshje reale dhe jo logjikën e kushteve të vendosura në stilin "merre ose lëre".
Ndër të tjera, Hamza ka vënë njoftuar se tema e Dhomave të Specializuara nuk është një çështje që i takon ekskluzivisht PDK-së, por ka të bëjë me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë kosovare. Ai ka kujtuar se në fokus të këtyre diskutimeve është lufta e pastër dhe e drejtë e popullit të Kosovës e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe sakrifica e viktimave, pjesëtarë të së cilës ndodhen në të gjitha spektrot politike të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: