Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Skandali i videove intime, Monika Lubonja: Nuk kam dhënë kurrë pëlqimin, i kam drejtuar drejtësisë

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 18:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali i videove intime, Monika Lubonja: Nuk kam dhënë kurrë pëlqimin, i kam drejtuar drejtësisë
Aktorja e njohur Monika Lubonja ka thyer heshtjen pas publikimit në rrjet të pamjeve intime ku shfaqet së bashku me Adrian Hilën. Përmes një deklarate publike, ajo ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni dhe nuk ka miratuar kurrë regjistrimin apo shpërndarjen e këtyre materialeve. Në një postim të zgjeruar në rrjetet sociale, Lubonja ka bërë të ditur se tashmë i është drejtuar organeve kompetente ligjore dhe është e vendosur ta çojë çështjen deri në fund. Ajo u ka bërë thirrje mediave të tregojnë maturi duke respektuar jetën e saj private, ndërsa opinionit publik i ka kërkuar që të mos e shndërrojë situatën e saj të vështirë në një spektakël gjykimi. “Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia, por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj”, shkruan ndër të tjera ajo. Lubonja thekson se kërkon ndalimin e menjëhershëm të linçimit publik në emër të një morali të rremë kolektiv, duke shtuar se ndershmëria e ndërtuar ndër vite nuk mund të cenohet nga veprimet e një personi të cilit i besoi vitet e jetës. “Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shprehet aktorja. Në përmbyllje të reagimit të saj, ajo thekson se nuk do t'ia falë askujt shkeljen e jetës së saj private dhe se ka besim të plotë se e vrteta do të dalë në pah përmes rrugës ligjore, ndërsa lutet për forcë që të mos lejojë që kjo ngjarje t'i mbushë zemrën me urrejtje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar