Kronikë
Kushti i Kurtit për PDK-në: Ofertë e re për Gjykatën Speciale në këmbim të votës për Bekim Sejdiun
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një propozim të ri drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës, duke ofruar kalimin e projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë, nën një kusht të vetëm.
Gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, kreu i ekzekutivit sqaroi se ky hap do të ndërmerret vetëm pasi opozita të japë garanci publike për mbështetjen e Bekim Sejdiut.
“Kjo është një ofertë konkrete dhe shtesë: nëse PDK angazhohet publikisht se do të sigurojë të paktën gjysmën e votave të deputetëve të saj për Bekim Sejdiun – duke pasur parasysh se pjesën tjetër e kemi të siguruar në bashkëpunim me LDK-në – atëherë ne do të procedojmë menjëherë me votimin e projektligjit në lexim të dytë”, deklaroi Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: