Sport
Përplasja mes Evropës dhe NBA-së: Klubeve të Euroligës nuk u mjafton oferta amerikane
Reklamë e Sponsorizuar
Përpjekjet e NBA-së për të marrë nën kontroll Euroligën kanë pësuar një goditje të fortë, pasi 13 klubet aksionare kanë vendosur të hedhin poshtë propozimin e parë financiar për blerjen e këtij kompeticioni.
Reagimet brenda komunitetit evropian të basketbollit kanë qenë të ashpra. Disa prej skuadrave e kanë cilësuar këtë tentativë si “të papranueshme” dhe me qasje “kolonialiste”, ndërsa pjesa tjetër e pronarëve kanë bërë të qartë se amerikanët duhet të rrisin ndjeshëm shifrat nëse dëshirojnë që bisedimet të ecin përpara.
Sipas informacioneve të siguruara, tensionet kanë qenë të dukshme te gjigantët spanjollë. Barcelona e ka cilësuar propozimin e ardhshëm nga SHBA-ja si një “shaka”, ndërkohë që Real Madridi ka vendosur një ultimatum prej 30 ditësh që NBA-ja të përmirësojë kushtet dhe të kthehet me një ofertë të re.
Pozicionet e skuadrave kanë qenë të ndara. Olympiacos ka qenë kundër që në fashën e parë, ndërsa Panathinaikos dhe Fenerbahçe kanë shprehur hapur miratimin për idenë e një formati të ri, me kusht që kushtet financiare dhe administrative të rinegociohen nga fillimi.
Në krahun tjetër, nuk kanë munguar as zërat pro marrëveshjes. Skuadrat si Armani Milano dhe Baskonia mësohet se kanë dalë në mbrojtje të propozimit aktual të vendosur në tavolinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: