Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Përballja e madhe e 28 Nëntorit: Nelson Hysa fton bashkatdhetarët në stadiumin e Dusseldorfit

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja e madhe e 28 Nëntorit: Nelson Hysa fton bashkatdhetarët në stadiumin e Dusseldorfit
Boksieri shqiptar Nelson Hysa është ballafaquar për herë të parë sy më sy me kundërshtarin e tij, boksierin gjerman me origjinë kurde, Agit Kabayel. Dueli mes tyre do të zhvillohet më 28 Nëntor në stadiumin “Spiel Arena” të Dusseldorfit. Në vigjilje të kësaj sfide të rëndësishme, sportisti kuqezi ka shfaqur entuziazmin e tij për këtë përballje, si dhe për mbështetjen e zjarrtë që pritet të ofrojë diaspora shqiptare. “Faleminderit ekipit tim dhe ekipit të Agit Kabayel që pranuan ofertën time për të luftuar. Kam një karrierë të madhe dhe jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e kësaj atmosfere”, u shpreh Hysa. Duke folur për atmosferën që e pret në Gjermani, boksieri theksoi se llogarit shumë te prania dhe përkrahja e bashkatdhetarëve në tribuna. “E di që do të ketë shumë tifozë shqiptarë. Jam i emocionuar të shoh flamurin tim në këtë stadium dhe jam i lumtur që do ta vendos flamurin tim në titullin botëror. I ftoj të gjithë shqiptarët të jenë aty me flamurin më të mirë në botë dhe t’u tregojmë të gjithëve se ne jemi më të mirët në botë”, deklaroi Hysa.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar