Politikë
Kurti lëshon premtimin publik: Zgjidhni presidentin sonte, të enjten miratojmë Ligjin për UÇK-në
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një zotim publik lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke konfirmuar se do të mbështesë miratimin e Ligjit për UÇK-në në lexim të dytë gjatë orëve të paradites të së enjtes.
Kreu i ekzekutivit i është drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me një thirrje të hapur që të sigurojë votat për zgjedhjen e presidentit gjatë mbrëmjes së sotme, në këmbim të angazhimit të tij për projektligjin në fjalë.
"Le ta votojmë presidentin sonte dhe unë publikisht zotohem se do ta votojmë në lexim të dytë ligjin për Dhomat e Specializuara. Të enjten paradite do ta votojmë", ka deklaruar Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: