Politikë
Afati ngushtohet, Tahiri fton deputetët e VV-së në Kuvend për miratimin e ligjit
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, u ka drejtuar një thirrje urgjente ligjvënësve që të rikthehen në sallën e Kuvendit për të votuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke kujtuar se kanë mbetur vetëm 13 orë deri në skadimin e afatit zyrtar.
Gjatë një paraqitjeje publike, Tahiri theksojmë se ky proces është i domosdoshëm edhe për finalizimin e themelimit të institucioneve të vendit, ndërkohë që ka bërë thirrje për një unitet politik në mbrojtje dhe mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
"Është ora 11:00 dhe jemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kur kanë mbetur vetëm edhe 13 orë deri në votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe konstituimin e plotë të institucioneve. Ju bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani në Kuvend ta votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara, të bashkohemi sot, gjithmonë në anën e drejtë të historisë, rreth UÇK-së, vlerës më të lartë të kombit," u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: