Kronikë
“Pabesi që nuk harrohet”: Endrit Thaçi ashpër kundër ekzekutivit pas dhunës ndaj veteranëve dhe fëmijëve të dëshmorëve
Reklamë e Sponsorizuar
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër lidhur me tensionet dhe ngjarjet e regjistruara gjatë protestës së mbrëmshme pranë ndërtesës së Kuvendit, ku po kërkohej miratimi në lexim të dytë i projektligjit për Gjykatën Speciale.
Në reagimin e tij, Thaçi i ka quajtur “të turpshme” ndërhyrjet dhe veprimet e forcave të rendit ndaj qytetarëve protestues, duke ia faturuar përgjegjësinë e plotë ekzekutivit vendës.
“Në kohërat më të vështira, i gjithë populli ishte me UÇK. Është e turpshme se sot kur jetojmë në liri që e solli UÇK, të kemi një qeveri që godet mbi veteranë, mbi fëmijë dëshmorësh. Pabesi që kurrë nuk do të harrohet”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Në vijim të reagimit të tij, Endrit Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht në protestën e re të thirrur për ditën e sotme, e cila është parashikuar të nisë duke filluar nga ora 12:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: