Kronikë
Thirrje e tensionuar nga Lëvizja Vetëvendosje: Paralajmërohet tubim për të rrethuar selinë e PDK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Koordinatorja e Komitetit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka nxitur reagime me një thirrje për kundër-protestë, e cila vjen menjëherë pas zhvillimeve të djeshme të tensionuara dhe përplasjeve fizike mes qytetarëve dhe forcave speciale të policisë.
Në reagimin e saj publik, Mihali ka fajësuar hapur Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për protestat e zhvilluara, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë subjekt politik me pakënaqësitë e shfaqura në terren.
"Kështu si po bën PDK do të dalin edhe masa më e madhe e qytetarëve ta rrethojnë PDK që ta trimërojë të votojë për Presidentin," ka shkruar ajo, duke iu referuar ngërçit politik për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Më poshtë gjendet postimi i plotë i Dejona Mihalit:
Edhe njëherë, kërkesa për ta zgjedhur Presidentin është po aq interes kombëtar dhe ndihmë e mbështetje për procesin në Hagë.
Nuk ka pazar këtu.
Mos u frigoni votoni Presidentin.
Çkapuni nga Samilushtakët e kushdo që ju japin shuplaka fytyrës.
Edhe zgjedhja e Presidentit është kërkesë e qytetarëve.
Kështu si po bën PDK do të dalin edhe masa më e madhe e qytetarëve ta rrethojnë PDK që ta trimërojë të votojë për Presidentin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: