Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kriza institucionale në Kosovë dhe hija e së kaluarës: Pse politika shqiptare po i shpërfill miqtë e mëdhenj të kombit

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 06:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza institucionale në Kosovë dhe hija e së kaluarës: Pse politika shqiptare po i shpërfill miqtë e mëdhenj të kombit
Gjendja aktuale e Shqipërisë shpesh lidhet me mungesën e një qasjeje më të theksuar nacionaliste, megjithatë një zhgënjim i tillë nuk pritej të vinte nga skena politike e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë. Ngjashëm me komunistët shqiptarë të dikurshëm, të cilët financoheshin dhe armatoseshin nga Britania, por besnikërinë shpirtërore e kishin në Moskë, edhe sot një pjesë e politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë deklarohen publikisht si proamerikanë, ndërkohadhënësinë e tyre ideologjike e mbajnë të lidhur me relikte enveriste, titiste dhe me praktika të korrupsionit. Shkas për këtë analizë shërben ngërçi i thellë institucional në të cilin ndodhet Kosova si pasojë e dështimit për të zgjedhur presidentin, si dhe një shkrim i shkëlqyer i publicistes Elida Buçpapaj me titull “Albin Kurti @ opozita duhet të bien dakord për Faton Bislimin, kandidatin për president konsensual propozuar nga kongresmeni Joe DioGuardi & ambasadori Walker”. Vlerësimi im është se znj. Buçpapaj sjell një këshillë tejet të vlefshme dhe të argumentuar për zgjedhjen e kreut të shtetit, aq më tepër kur propozimi vjen nga dy personalitete që gëzojnë statusin e heronjve për kontributin e tyre historik në lirinë dhe shtetëndërtimin e Kosovës. Analiza e publicistes Buçpapaj shërben si një kambanë alarmi dhe leksion reflektimi për mbarë politikëbërjen në Kosovë dhe Shqipëri, nga e cila vlen të citohet: “Nuk ka ndodhur kurrë në historinë moderne të shtetit që dy nga figurat më të shquara me ndikim thelbësor në arritjet që Kosova gëzon sot, sikur Ambasadori Walker që e ktheu rrotën e historisë në favor të viktimës dhe Kongresmeni Joe DioGuardi që e vuri temën e Kosovës si çështje për t’u zgjidhur në kryemetropolin e demokracisë, Washington D.C., në favor të Kosovës e popullit të saj të nëpërkëmbur, të shtypur e konsideruar i dorës së fundit nga regjimi kriminal serb, dy Zëra të Fuqishëm që vijnë nga SHBA, të propozojnë të njëjtin emër si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës. Emrin e Faton Bislimit, i cili ka filluar bashkëpunimin me administratat amerikane, me Kongresin e SHBA-së dhe Komitetin për Punë të Jashtme që kur drejtohej nga Kongresisti i shquar, miku i paharruar i kombit shqiptar, Tom Lantos. Këto dy figura të ndritura, DioGuardi dhe Walker, dhe dy zëra të fuqishëm direkt me ndikim në administratat e SHBA-së, bëhen garant për kandidaturën e Faton Bislimit si President i Republikës së Kosovës, ndërsa politika e dështuar e Kosovës bën syrin qorr e veshin shurdh, duke sanksionuar falimentin e saj”. Në këtë linjë, thirrja ime për Albin Kurtin dhe udhëheqjen kosovare është e qartë: distancohuni nga fryma enveriste dhe nga Edi Rama. Këtë domosdoshmëri e shpjegon më së miri edhe profesori i nderuar Eshref Ymeri, i cili thekson: “Si shërbëtor besnik i serbosllavizmit, Enver Hoxha nuk kishte absolutisht besim në energjitë krijuese të popullit shqiptar për rimëkëmbjen e vendit pas përfundimit të luftës. Prandaj ekzistencën e Republikës së Shqipërisë ai e shikonte të pamundur jashtë ombrellës shoviniste jugosllave. Kryeministri Rama është kreu i majtizmit në Shqipëri, majtizëm, i cili është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i veprës tradhtare të Enver Hoxhës në marrëdhëniet me serbosllavizmin. Ishte pikërisht Enver Hoxha ai, i cili, nga hiç njeri, u peshkua me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb për t’u vënë në krye të Shqipërisë për interesat shoviniste të serbosllavizmit. Në plenumin e Beratit të vitit 1944 deklaroi: “Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë sepse imperializmi do ta gëlltiste;… e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë…” Tre vjet më vonë...
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar