Kronikë
Protesta për UÇK-në, Reçica kërkon nga Policia e Kosovës të ndalë dhunën ndaj qytetarëve dhe fëmijëve të dëshmorëve
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i ka bërë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të përmbahet nga përdorimi i dhunës ndaj qytetarëve që kanë dalë në protestë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka bashkëngjitur edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ai ka kërkuar që uniforma e rendit të mos vihet në shërbim të agjendave politike.
"I bëj thirrje Policisë së Kosovës të mos i nënshtrohet diktatit politik për të përdorur dhunë të papranueshme ndaj qytetarëve, studentëve, fëmijëve të dëshmorëve e të veteranëve dhe vetë ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët sot janë në shesh për ta mbrojtur UÇK-në", ka shkruar Reçica.
Sipas tij, misioni i Policisë së Kosovës është mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit, duke theksuar se asnjë urdhër me prapavijë politike nuk mund ta arsyetojë ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: