Politikë
Nagavci dënon zhvillimet para Kuvendit: Protesta nuk guxon të cënojë lirinë dhe sigurinë e të tjerëve
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me situatën e tensionuar të krijuar gjatë tubimeve në afërsi të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka theksuar se, pavarësisht se protesta dhe shprehja e lirë janë të garantuara, ato nuk duhet të kthehen në mjet për cënueshmërinë e të drejtave të qytetarëve të tjerë.
Sipas Nagavcit, askush nuk gëzon të drejtën që t'ua kufizojë lëvizjen qytetarëve, të kufizojë fjalën e lirë dhe, aq më tepër, të ndërmarrë sulme fizike apo verbale ndaj anëtarëve të Kuvendit.
Ajo shtoi se si protestuesit, ashtu edhe organizatorët apo nxitësit e këtyre protestave, janë të vetëdijshëm se diskutimi rreth amendamentit të Ligjit për Dhomat e Specializuara duhej të ishte trajtuar në periudha të mëparshme, e jo në rrethanat aktuale.
"Kjo që po e shohim aktualisht është e papranueshme, e kontestuar të drejtën e protestës, fjalës së lirë. Askush nuk ka të drejtë ta pengoj të tjetrin, të drejtën e lëvizjes, të fjalës e aq më shumë të sulmojë deputetët. Jemi të vetëdijshëm, edhe ata që janë jashtë, edhe një pjesë e atyre që po nxisin protestat që ky debat në mënyrën përmbajtjesore do të duhej të kishte ndodhur në verën e vitit 2015, në gusht të vitit 2015, e jo në shtator të vitit 2026…", është shprehur ajo.
Në fjalën e saj, Nagavci vuri në dukje se si në të kaluarën, ashtu edhe tani, vërehet një ngutje e pajustifikuar. Ajo potencoi se tendenca aktuale është që projektligji të votohet me ngxitim, përmes trysnisë dhe me prirje për tensionim të ambientit politik e shoqëror, duke kujtuar se miratimi i nismës në seancën e parë u bë i mundur falë vullnetit dhe nënshkrimeve të vetë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: