Politikë
Kriza politike, Haradinaj akuzon Vetëvendosjen se po i ikën përgjegjësisë kushtetuese
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas bllokimit dhe ndërprerjes së seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, duke ia hedhur fajin kryesor Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e krijuar.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, Haradinaj theksoi se largimi i ligjvënësve nga salla, në një moment kritik kur kanë mbetur vetëm pak më shumë se 24 orë nga përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, përbën një dështim të qëllimshëm dhe e shtyn vendin pashmangshmërisht drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
"Nuk ka logjikë me u ndërpre seanca, me ikë deputetët kur kanë mbetur vetëm pak më shumë se 24 orë nga afati kushtetues edhe për zgjedhjen e presidentit. Është e vërtetë dhe kam paralajmëruar gjithnjë se Kurti dhe VV po e çon vendin në zgjedhje, por ikja nga përgjegjësia para ligjit për Dhomat e Specializuara është vërtetë e dënueshme. Ne e dënojmë fuqishëm një sjellje të tillë", u shpreh ndër të tjera kreu i AAK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: