Kronikë
Protesta para Kuvendit, Ismaili i drejtohet Policisë: Mos respektoni urdhra politikë për përshkallëzim
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka adresuar një thirrje publike për efektivët e Policisë së Kosovës, në mes të zhvillimeve dhe protestës që po mbahet pranë ndërtesës së Kuvendit.
Duke folur për situatën e tensionuar, Ismaili u ka kërkuar strukturave rend-ruajtëse që të tregojnë maturi dhe të mos zbatojnë direktiva që synojnë tensionimin e terrenit.
“Do t’i kisha lutur të gjithëve, po më së shumti policëve të Kosovës, që të mos bien në urdhrat e Qeverisë, e cila po kërkon që ta eskalojë situatën”, ka thënë ai.
Më tej, ligjvënësi i PDK-së ka theksuar se prapaskenat e këtyre zhvillimeve udhëhiqen nga një agjendë politike e dirigjuar nga kryeministri Albin Kurti.
“T’i ruajnë qytetarët, shumica e madhe e tyre po protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos provojnë situatën. Ky po shihet që është një urdhër politik i z.Kurti që ta eskalojë situatën”, ka shtuar Ismaili.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: