Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Talenti shqiptar thyen rekordin në Danimarkë, vlera e tij kap shifrën 4 milionë euro

Redaksia Lajmetereja • 05-10-2026 10:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Talenti shqiptar thyen rekordin në Danimarkë, vlera e tij kap shifrën 4 milionë euro
Olti Hyseni po konfirmon formën e tij të shkëlqyer në futbollin danez, duke shënuar një rritje të ndjeshme në karrierë. Sulmuesi i majtë, vetëm 19 vjeç, ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme në tregun e transferimeve, ku vlera e tij e kartonit ka arritur në kuotën e 4 milionë eurove. Për t'i dhënë përmasa këtij suksesi, vlera e tij e mëparshme llogaritej në 2,5 milionë euro, që do të thotë një rritje prej 1,5 milionë eurosh. Ky zhvillim e pozicionon Hysenin në vendin e parë si futbollisti më i vlerësuar në radhët e klubit të Brondbit. Kujtojmë se gjatë merkatos së verës, Brondbi investoi plot 4 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij nga skuadra rivale Sonderjyske, një lëvizje që tashmë po dëshmohet si një investim tejet i qëlluar nga drejtuesit e klubit. Përveç cilësive në fushë, Hyseni zotëron edhe pasaportën e Kosovës, ndërsa së fundmi ishte protagonist me Kombëtaren e Danimarkës U-20, ku arriti të shënojë një gol spektakolar ndaj bashkëmoshatarëve të Brazilit U-20. Nëse institucionet e futbollit të Kosovës apo Shqipërisë nuk reagojnë shpejt për ta bindur talentin, rreziku që ai të afronjë me fanellën e Kombëtares A të Danimarkës mbetet tejet i lartë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar