Politikë
Kurti paralajmëron takim të ri me Hamzën: Nevojitet strategji shtetërore për sukses në Apel
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se së shpejti do të zhvillojë një tjetër takim me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.
Gjatë deklarimeve të tij, kreu i ekzekutivit ka shprehur mirënjohje për takimet e deritanishme mes tyre, duke konfirmuar se dialogu dhe bashkërendimi mes dy personaliteteve politike do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim.
Kurti ka theksuar se për të siguruar suksesin në Gjykatën e Apelit është e domosdoshme një qasje e unifikuar përmes një strategjie shtetërore e kombëtare, ndërsa ka shtuar se vendi ka nevojë urgjente edhe për zgjedhjen e presidentit.
“Për fitore nevojitet organizim e strategji të cilat duhet të jenë shtetërore dhe kombëtare. Ndryshimet pozitive kërkojnë fuqi. Ne po e mbështesim këtë projektligj që pas zgjedhjes së presidentit të ulemi për strategji kombëtare për të na nxjerrë fitimtar. Duhet ligj për Gjykatën në Hagë por edhe president për Kosovën”, ka shtuar tutje ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: