Kronikë
Tensioni para Kuvendit: Protestuesit i kërkojnë Albin Kurtit votën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përballur me thirrjet e protestuesve të mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, të cilët po kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Derisa Kurti po kalonte pranë tyre, turma e qytetarëve i është drejtuar kreut të ekzekutivit me kërkesën e qartë që Lëvizja Vetëvendosje të mbështesë përmes votës ndryshimet e këtij ligji.
Demonstruesit u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve që t'i japin dritën jeshile kësaj nisme ligjore, duke paralajmëruar se protestat dhe prania e lor para institucioneve do të vijojnë deri në arritjen e qëllimit të tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: