Politikë
Gucati paralajmëron tensionim të situatës para Kuvendit: Mosmiratimi i ligjit sjell pasoja
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i është bashkuar protestës së organizuar nga qytetarët dhe të rinjtë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku po kërkohet miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gucati ka bërë të ditur se prania e tij në këtë tubim, në krah të studentëve dhe rinisë, synon të përcjellë nga afër vendimet e Kuvendit në lidhje me shqyrtimin e dytë të këtij projektligji të ndjeshëm.
Në një prononcim për media, ai ka lëshuar një paralajmërim të hapur se moskalimi i këtij projektligji rrezikon të përshkallëzojë gjendjen, duke vënë në shënjestër përgjegjësinë e ekzekutivit dhe legjislativit.
“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit. Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, është shprehur Gucati.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: