Sport
Lamtumira emocionale e Valon Berishës, Granit Xhaka i dërgon mesazh prekës pas largimit nga Përfaqësuesja
Reklamë e Sponsorizuar
Valon Berisha ka marrë një dedikim mjaft kuptimplotë nga kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, pas vendimit të tij për t'i dhënë fund rrugëtimit me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Mesfushori me origjinë shqiptare ka përdorur rrjetet sociale për t'i shprehur mirënjohjen dhe për t'i uruar fat Berishës, pasi ky i fundit u përshëndet zyrtarisht para sfidës që Kosova luajti kundër Austrisë.
Në stadiumin "Fadil Vokrri", atmosfera ishte tejet emocionale teksa Berisha nuk mundi t'i fshihte lotët e mallëngnjimit, ndërsa u nderohet me duartrokitje të gjata nga mijëra tifozë të pranishëm.
Vlen të theksohet se ai bën pjesë në grupin e parë të futbollistëve që i besuan projektit të Kosovës menjëherë pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke hyrë përgjithmonë në historinë e këtij institucioni sportiv si shënuesi i golit të parë zyrtar në ndeshjen kundër Finlandës.
Në valën e urimeve dhe mesazheve dedikuar mesfushorit, spikati reagimi i Granit Xhakës, i cili ndau një fotografi të tij në llogarinë e tij zyrtare në "InstaStory", duke e shoqëruar me një fjalë mirënjohjeje.
"Respekte vlla", ishte mbishkrimi që Xhaka vendosi në imazhin e publikuar, duke përmbyllur urimin e tij për të ardhmen e bashkëkombësit.
Sa i përket aspektit sportiv, duhet thënë se Kombëtarja e Kosovës u ndal në një barazim 1-1 përballë Austrisë, pavarësisht paraqitjes pozitive dhe rasteve të shumta që "Dardanët" patën gjatë lojës për të siguruar fitoren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: