Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Lamtumira e Messit me Argjentinën nën hijen e skandalit: Situatë e paprecedentë për ndeshjen ndaj Beninit

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 21:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lamtumira e Messit me Argjentinën nën hijen e skandalit: Situatë e paprecedentë për ndeshjen ndaj Beninit
Përfaqësimi i fundit i Lionel Messit me fanellën e kombëtares argëtine rrezikon të mbyllet në mes të polemikave dhe kritikave të ashpra. Ylli argjentinas po bëhet gati për të zhvilluar ndeshjen e tij të fundit zyrtare me "albicelestët", një duel miqësor kundër Beninit, i cili po shoqërohet nga akuza të rënda organizative. Kjo situatë vjen pas pakënaqësive të shfaqura që në sfidën e kaluar miqësore kundër Burkina Fasos, e cila u mbyll me fitoren 7-0. Në atë kohë, Federata Argjentinase e Futbollit u vu në shënjestër të mediave vendase për shkak të keqmenaxhimit të ngjarjes, pasi ekipi afrikan kishte udhëtuar për orë të tëra me bileta ekonomike dhe pa disa nga futbollistët e tij kryesorë, të cilët kishin refuzuar të merrnin pjesë në kushte të tilla. Pakënaqësi të ngjashme janë shfaqur edhe nga delegacioni i Beninit, i cili ka kritikuar hapur drejtuesit argjentinas për mungesë profesionalesmi. Përfaqësuesja afrikane ka ngritur shqetësimin për kushtet skandaloze të akomodimit në hotel, ku mungonin elementët bazë si uji i ngrohtë, si dhe për mungesën e pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e seancave stërvitore para ndeshjes. Gjithashtu, tensionet janë shtuar edhe për shkak të udhëtimit rraskapitës prej 23 orësh që futbollistët u detyruan të bënin për të mbërritur në Argjentinë, pasi Federata vendase kishte siguruar vetëm fluturime në klasin ekonomik. Këto zhvillime kanë hedhur një hije të rëndë mbi ndeshjen e fundit të fituesit të Topit të Artë, duke zhvendosur vëmendjen nga ceremonia e lamtumirës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar