Sport
Lamtumira e Messit me Argjentinën nën hijen e skandalit: Situatë e paprecedentë për ndeshjen ndaj Beninit
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësimi i fundit i Lionel Messit me fanellën e kombëtares argëtine rrezikon të mbyllet në mes të polemikave dhe kritikave të ashpra. Ylli argjentinas po bëhet gati për të zhvilluar ndeshjen e tij të fundit zyrtare me "albicelestët", një duel miqësor kundër Beninit, i cili po shoqërohet nga akuza të rënda organizative.
Kjo situatë vjen pas pakënaqësive të shfaqura që në sfidën e kaluar miqësore kundër Burkina Fasos, e cila u mbyll me fitoren 7-0. Në atë kohë, Federata Argjentinase e Futbollit u vu në shënjestër të mediave vendase për shkak të keqmenaxhimit të ngjarjes, pasi ekipi afrikan kishte udhëtuar për orë të tëra me bileta ekonomike dhe pa disa nga futbollistët e tij kryesorë, të cilët kishin refuzuar të merrnin pjesë në kushte të tilla.
Pakënaqësi të ngjashme janë shfaqur edhe nga delegacioni i Beninit, i cili ka kritikuar hapur drejtuesit argjentinas për mungesë profesionalesmi. Përfaqësuesja afrikane ka ngritur shqetësimin për kushtet skandaloze të akomodimit në hotel, ku mungonin elementët bazë si uji i ngrohtë, si dhe për mungesën e pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e seancave stërvitore para ndeshjes.
Gjithashtu, tensionet janë shtuar edhe për shkak të udhëtimit rraskapitës prej 23 orësh që futbollistët u detyruan të bënin për të mbërritur në Argjentinë, pasi Federata vendase kishte siguruar vetëm fluturime në klasin ekonomik. Këto zhvillime kanë hedhur një hije të rëndë mbi ndeshjen e fundit të fituesit të Topit të Artë, duke zhvendosur vëmendjen nga ceremonia e lamtumirës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: