Sport
Përplasje mes dy automjeteve në aksin Klinë-Gjakovë, katër të lënduar
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje rrugore ka regjistruar katër persona të lënduar mesditën e së dielës, rreth orës 13:45, në segmentin rrugor Klinë-Gjakovë, saktësisht në territorin e fshatit Volljak.
Në këtë incident janë përfshirë dy mjete transporti, të cilat përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, kanë lënë të lënduar katër qytetarë të cilët menjëherë kanë kërkuar ndihmën e personelit mjekësor.
Lajmin për ngjarjen e ka konfirmuar për “Lajmet e Reja” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 13:45, në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, ka deklaruar Elezaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: