Politikë
Përplasja politike në Shkup: LSDM pyet Mickoskin pse është i pakënaqur pas garancive të Von der Leyen për identitetin
Reklamë e Sponsorizuar
Partia opozitare LSDM ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, pas vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kryeqytetin e vendit. Opozita kërkon të dijë arsyet e pakënaqësisë së kreut të ekzekutivit, duke kujtuar se nga Brukseli është përsëritur qartë se shteti do të integrohet në Bashkimin Evropian duke ruajtur plotësisht gjuhën dhe identitetin maqedonas.
"Dhe tani çfarë, Mickoski? A je i pakënaqur që identiteti është ruajtur?", shtron pyetjen subjekti opozitar në reagimin e tyre zyrtar.
Nga LSDM vënë njoft se, megjithëse vetë Mickoski e kishte cilësuar takimin me zyrtaren e lartë evropiane si tejet të rëndësishëm, ai më pas shprehu pakënaqësi lidhur me mesazhet që kishin të bënin me procesin e ndryshimeve kushtetuese.
"Von der Leyen tha qartë: ndryshimi i Kushtetutës është në tryezë. Dhe ajo theksoi: Evropa ju pret me identitetin dhe gjuhën tuaj. Kjo është e njëjta fjali që Mickoski e shiti si tradhti", thekson LSDM.
Në vijim të akuzave, partia e vë theksin te ndryshimi i qasjes së kryeministrit aktual krahasuar me periudhën para ardhjes në pushtet, duke kujtuar retorikën e tij të mëparshme kundër Marrëveshjes së Prespës dhe premtimet për rikthimin e emrit të vjetër.
"Epo, Marrëveshja e Prespës është bërë një kryevepër. Siljanovska tha: gjuha, kultura, identiteti maqedonas mbrohen nga Marrëveshja e Prespës. Tani, Presidenti i Komisionit Evropian po ia thotë këtë në fytyrë. Dhe ai është i pakënaqur", deklaron më tej partia opozitare.
Sipas vlerësimit të tyre, burimi i pakënaqësisë së kryeministrit nuk lidhet me mbrojtjen e vlerave identitare, por me faktin se kushtet për ecjen përpara drejt Bashkimit Evropian mbeten të panegociueshme dhe aktuale në tavolinë.
"Ai është i pakënaqur sepse ia hoqën gënjeshtrën. Jo sepse dikush po ndërhyn në identitetin maqedonas", argumenton LSDM.
Në fund, nga ky subjekt politik nënvizojnë se përmbushja e ndryshimeve kushtetuese, zbatimi i reformave, si dhe avancimi në sundimin e ligjit dhe drejtësi mbeten kushte të panegociueshme për të garantuar të ardhmen evropiane të vendit, duke shtuar se mesazhet e përcjelluara nga Shkupi nga Von der Leyen konfirmojnë qëndrimet që ata vetë i kishin paralajmëruar para zgjedhjeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: