Kronikë
Gjykata Speciale nuk njollosi UÇK-së, analisti Qarri i ashpër ndaj kushtëzimeve të PDK-së në Kuvend
Reklamë e Sponsorizuar
Analisti politik Gani Qarri ka analizuar vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndikimin e këtij vendimi, protestat e organizuara, si dhe bllokadën e krijuar rreth zhvillimeve politike në Kuvendin e Kosovës.
Qarri vlerësoi se aktgjykimi i Speciales nuk e ka vënë në shënjestër dhe nuk e ka njollosur UÇK-së si organizatë, duke e kufizuar vendimin vetëm te përgjegjësia e mirëfilltë individuale e personave të dënuar.
“Gjykata Speciale duke u kufizuar vetëm në dënime të individëve për krime të kryera personale, pa atakuar as njollosur me asnjë fjalë të vetme në aktgjykim UÇK-në-si organizatë, fatmirësisht respektoi në plotëni edhe opinionin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi pro pavarësisë së Kosovës, si organi më i lartë juridik i OKB-së, si dhe dëshmoi katërçipërisht që ajo u është përmbajtur pikë për pikë, parimeve të të drejtës ndërkombëtare, se lufta e popullit të Kosovës për liri kundër okupatorit gjenocidal serb, ishte legjitime dhe me karakter historik, si çdo luftë tjetër çlirimtare e popujve të pushtuar, kudo në botë!”, u shpreh ai, duke kërkuar ndarje të qartë mes fajësisë personale dhe vlerës së luftës çlirimtare.
Më tej, analisti solli në vëmendje sfidat e brendshme të drejtësisë vendase, duke pohuar se sistemit gjyqësor në Kosovë i ka munguar guximi për të adresuar krimet e rënda pa mbështetjen ndërkombëtare.
“Në fakt është drejtësia në Kosovë, ajo që tash e mbi dy dekada vendnumëron dhe nuk ka guxuar kurrë apo gati asnjëherë, të nxjerrë vendime dënuese, pa ndihmën e ndërkombëtarëve, ndaj gangsterëve dhe kriminelëve, veçanërisht për veprat më të rënda penale, duke lënë të pazbardhura pothuajse të gjitha vrasjet e pasluftës, deri te fajdet dhe gjobvëniet mafioze të lidhura me politikën, të cilat kanë quar shqiptarët e pambrojtur edhe në vetëvrasje, ndaj është koha e fundit, që Kosova këtë pjesë të gjyqësisë, ta delegojë në vendet perëndimore, përndryshe derisa të ‘plotfuqishmit’ dhe të ‘paprekshmit’ nga ligji, kërkojnë llogari edhe për dënimet e bazuara kriminale jashtë Kosove, nuk ka shpresë se sistemi gjyqësor në Kosovë, do të jetë ndonjëherë në gjendje të veprojë kundër tyre dhe të vendos drejtësi për të gjithë, pa dallim”, theksoi Qarri.
Duke komentuar skenën politike, ai drejtoi akuza të drejtpërdrejta ndaj disa figurave të larta nga radhët e PDK-së dhe AAK-së.
“Fakt i cili po bënë që edhe tek shqiptarët gjithnjë e më tepër, të betonizohet bindja se disa eksponent të PDK-së dhe AAK-së, përveç tjerash janë kthyer në rrezik akut, jo më, vetëm për krijimin e institucioneve por edhe për stabilitetin e vendit dhe mbarëvajtjen e shtetit të Kosovës, ndaj nëse AKI, ligji e drejtësia në Kosovë, nuk janë në gjendje të veprojnë urgjentisht kundër tyre, drejtësisë në Kosovë, nuk do ta mund ti besojë askush më dhe teoria evropiane se vendimet dënuese ndaj personave me padi penale për kryerjen e veprave të rënda kriminale, mund të ndërmerren, vetëm nëse gjykatat e Kosovës, për këtë pjesë të gjykimeve, vendosen në ndonjë vend evropian, tanimë po bëhet realitet i pamohueshëm edhe te qytetarët në Kosovë”, shtoi ai.
Në fund, sa i përket bllokadës në legjislativ, Qarri kujtoi se Kushtetuesja ka përcaktuar qartë hapat që duhet të ndiqen, duke kërkuar plotësimin e menjëhershëm të strukturës drejtuese të Kuvendit.
“Edhe sa i takon Kuvendit, vendimi eksplicit i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe kuptimplotë, për të gjithë, edhe për PDK-në, se ashtu siç ceket në vendimin e kushtetueses, fillimisht duhet të kompletohet konstituimi i Kuvendit duke u zgjidhur edhe nënkryetari i mbetur nga radhët e PDK-së, gjë që bie drejtpërsëdrejti ndesh me kërkesën e PDK-së, që projektligji për D...”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: