Sport
Skemë ndërkombëtare mashtrimi, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë një aktakuzë formale ndaj gjashtë të pandehurve, të cilët dyshohen për përfshirje në disa vepra penale.
Sipas njoftimit zyrtar, pesë prej të akuzuarve, konkretisht personat me inicialet B.D., A.D., L.D., G.D. dhe E.D., ballafaqohen me akuzat për “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Hyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike”.
Ndërkaq, ndaj të pandehurit të gjashtë, B.C., rëndon akuza për veprën penale të “Mashtrimit”.
Në dosjen e prokurorisë theksohet se grupi i përbërë nga B.D., A.D., L.D., G.D. dhe E.D., gjatë periudhës nga viti 2022 deri në vitin 2024, ka funksionuar si pjesë e një rrjeti kriminal me shtrirje ndërkombëtare, duke operuar nga territori i Kosovës dhe duke vënë në shënjestër shtetas të Republikës Federale të Gjermanisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: