Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedi në Kaçanik: 19-vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët në fshatin Nikaj

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 20:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin Nikaj të Kaçanikut, ku një i ri 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga familjarët. Lajmin për këtë tragjedi e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, policia është alarmuar për rastin më 03.10.2026, rreth orës 13:30, nga familjarët që kishin gjetur viktimën pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, në vendin e ngjarjes kanë zbarkuar njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekipi i forenzikës, si dhe stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familejare (QKMF) në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen e të riut. Pas ekzaminimit të detajuar të trupit dhe vendit të ngjarjes, autoritetet bëjnë të ditur se nuk janë vërejtur elemente që mund të ngrenë dyshime për përfshirjen e ndonjë personi të tretë në këtë ngjarje. Në bazë të të dhënave të para nga terreni, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Për këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të vazhdojnë hetimet intensive me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave që çuan në këtë fatalitet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar