Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Humbje historike dhe turpëruese ndaj Anglisë, Luka Modriq: Për herë të parë pas dy dekadash në kombëtare ndihem kështu

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 21:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Humbje historike dhe turpëruese ndaj Anglisë, Luka Modriq: Për herë të parë pas dy dekadash në kombëtare ndihem kështu
Kombëtarja e Kroacisë ka pësuar një disfatë të rëndë me rezultatin 0-7 përballë Anglisë, në sfidën e zhvilluar në Rujevicë të Rijekës, e cila vlen për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Formacioni anglez dominoi takimin falë dy golave të shënuar nga Harry Kane dhe Bukayo Saka, ndërsa listës së golashënuesve iu shtuan edhe Anthony Gordon, Jude Bellingham dhe Morgan Rogers, të cilët realizuan secili nga një herë. Ky rezultat negativ përbën humbjen më të rëndë në historinë e kombëtares kroate. Për këtë paraqitje zhgënjyese ka folur hapur kapiteni veteran Luka Modriq. “Pa duele, pa agresivitet, pa faulle, pa unitet. Jam këtu prej 20 vitesh dhe duhet të them se për herë të parë ndiej turp pas një ndeshjeje. Mund të humbasësh, ata janë më të mirë, por të humbasësh në këtë mënyrë dhe ta njollosësh kështu reputacionin, kjo është e papranueshme. Për herë të parë në 20 vjet ndiej vërtet turp”, u shpreh Modriq. “Nuk duhet të drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri, duhet të jemi bashkë në këtë situatë, si gjithmonë deri tani. Kemi humbur ndeshje me diferenca të mëdha, por ndjesia pas një ndeshjeje të tillë është krejtësisht ndryshe. Kurrë nuk jam ndier kështu. Kërkoj falje”, përfundoi kapiteni kroat prononcimin e tij për mediat pas përfundimit të ndeshjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar