Kronikë
Tragjedi në Kaçanik: Humb jetën në rrethana ende të paqarta një i ri 19-vjeçar
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme fshatin Nikaj të Kaçanikut, ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet familjare.
Lajmin për portalin 'Lajmet e Reja' e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, sinjalizimi për këtë rast është pranuar rreth orës 13:30, pasi ishin familjarët ata që e kishin pikasur të riun pa shenja jetësore dhe kishin kërkuar ndihmë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur njësitet kompetente të stacionit të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekspertët e forenzikës, si dhe ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familejare (QKMF), mjekët e të cilit vetëm sa kanë mundur të konstatojnë vdekjen e viktimës.
Autoritetet e rendit kanë hapur zyrtarisht hetime intensive për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në këtë fatalitet.
Madje, bazuar në të dhënat preliminare nga ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe mbi trupin e pajetë, nga policia bëhet e ditur se deri më tani nuk janë vërejtur elemente apo shenja që të aludojnë në ndonjë skenar të dyshimtë apo në përfshirjen e personave të tjerë në këtë tragjedi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: