Politikë
Fjalimi i bujshëm i Edi Ramës në New York: Joe Biden tradhtoi Hashim Thaçin
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një paraqitjeje në New York, ka lëshuar akuza të forta, duke deklaruar se ish-presidenti amerikan Joe Biden ka tradhtuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u dënua me 25 vite heqje lirie nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin obligim të angazhoheshin më fuqishëm në mbrojtje të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u ndëshkuan nga gjykata në Hagë me një total prej 81 vitesh burg.
Këtë fjalim të bujshëm të kryeministrit Rama e ka bërë publik në llogarinë e tij zyrtare edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: