Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Sulmuesi austriak Wimmer: Fisnik Asllani është rreziku kryesor i Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi austriak Wimmer: Fisnik Asllani është rreziku kryesor i Kosovës
Përfaqësuesja e Austrisë ka dalë para mediave në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës, ku trajneri Ralf Rangnick dhe futbollisti Patrick Wimmer kanë ndarë pritshmëritë e tyre përballë sfidës që i pret. Gjatë konferencës për shtyp, Wimmer ka shprehur entuziazmin e tij për formën e mirë fizike dhe minutat e inkuadrimit në fushë. “Jam i lumtur që po luaj shumë dhe do të luaj edhe ndaj Kosovës. Kemi edhe rigjenerim të mirë nga stafi dhe kemi mundësi të kemi minutazh të madh”, u shpreh ai. Duke qenë se luan te skuadra e Hoffenheimit së bashku me tre futbollistët kosovarë, Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani, sulmuesi austriak ka treguar se e njeh mjaft mirë kundërshtarin. Ai e ka veçuar Asllanin si armën më të fortë dhe lojtarin më të rrezikshëm të “Dardanëve”, duke pranuar se ndalimi i tij do të jetë një sfidë e vështirë për mbrojtjen austriake. Ndeshja tejet interesante mes Kosovës dhe Austrisë do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, me takimin që është caktuar të nisë në orën 18:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar