Politikë
Kancelari gjerman Friedrich Merz i uron mandatin e ri kryeministrit Albin Kurti
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një mesazh urimi nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, me rastin e marrjes së detyrës dhe formimit të Qeverisë së re.
“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta. Konfirmimi i zgjedhjes tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, ka theksuar Kancelari Merz në letrën e tij.
Përveç urimeve për punë të mbarë dhe suksese gjatë këtij mandati qeverisës, kreu i ekzekutivit gjerman ka ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Berlinit zyrtar për Kosovën, duke vënë në pah lidhjet e ngushta miqësore ndërmjet dy popujve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: