Aktuale
Fabrizio Ravanelli thur elozhe për Edon Zhegrovën: Talenti i tij nuk duhet kufizuar
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka ndarë mendimet e tij rreth ecurisë aktuale të skuadrës bardhezi, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë yllit shqiptar, Edon Zhegrova.
“Kam qenë gjithmonë i magjepsur pas Zhegrovës. Jam përplasur shpesh me Spallettin për mënyrën se si e menaxhon atë”, u shpreh fillimisht Ravanelli, duke treguar njohhjet e tij të thella me stafin teknik.
“E njoh mirë trajnerin dhe e di se ai është një ‘çekiç’ i vërtetë për futbollistët e tij, sigurisht në kuptimin pozitiv të fjalës. Megjithatë, një lojtar si Zhegrova ka nevojë për më shumë liri dhe qetësi në fushë në momente të caktuara”, shtoi ai.
Sipas ish-sulmuesit italian, aftësitë e jashtëzakonshme të anësorit e bëjnë atë të falshëm për mangësitë e vogla taktike. “Ai posedon një cilësi dhe forcë të jashtëzakonshme, gjë që duhet t’i bëjë të gjithë t’ia falin kur, herë pas here, gabon ose nuk jep maksimumin në prapavijë”.
Ravanelli e mbrojtë mënyrën e lojës së Zhegrovës, duke e krahasuar atë me pjesën tjetër të kampionatit: “Nëse humbet ndonjë top, kjo ndodh sepse ai kërkon gjithmonë rrezikun përmes aksionit individual, pasi dëshiron të bëjë diferencën. Në Serie A shoh shumë futbollistë që thjesht e marrin topin dhe e pasojnë prapa. Kështu do të mund të luaja edhe unë në moshën 58-vjeçare”.
Në fund të analizës së tij, italiani foli edhe për zhvillimet e lojtarëve të tjerë: “Jam i bindur se Kolo Muanit i duhet vetëm një shkëndijë për t'u zhbllokuar, gjë që do t'i mundësonte të bëhej protagonist absolut këtë sezon. Ndërsa Allajbegoviq ka potencialin për t'u shndërruar në lider, pasi shfaq guxim të madh dhe nuk njeh frikë në fushë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: