Aktuale
Nderohet veprimtari Adem Beqiri, sot bëhet rivarrimi i tij në Vushtrri
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë të mërkurë po organizohet akademia përkujtimore në nderim të Adem Beqirit, eshtrat e të cilit u identifikuan ditë më parë nga ekspertiza e laboratorit në Hagë.
Beqiri është pjesë e grupit prej 23 personash, mbetjet mortore të të cilëve u zhvarrosën së fundmi në qytetin e Mitrovicës. Mes tyre janë identifikuar zyrtarisht edhe dy veprimtarë të tjerë të shquar të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu.
Ceremonia e rivarrimit të Adem Beqirit do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 13:00, në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: