Sport
Lëvizje e bujshme në merkato: Riyad Mahrez gjen skuadrën e re
Reklamë e Sponsorizuar
Riyad Mahrez është gati për një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa pritet të vishet me fanellën e Al Shamal. Sulmuesi nga Algjeria ka arritur marrëveshjen me klubin nga Katari dhe do të transferohet atje si lojtar i lirë.
Pasi mbylli angazhimin e tij në futbollin e Arabisë Saudite, 34-vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën sërish në Lindjen e Mesme. Zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje pritet të bëhet publik gjatë ditëve në vijim, duke shuar kështu çdo aludim për një rikthim të mundshëm në kampionatet elitare evropiane.
Kujtojmë se emri i Mahrez mori përmasa globale gjatë periudhës së tij fantastike te Leicester City, ku nën drejtimin e trajnerit Claudio Ranieri shkroi histori duke u kurorëzuar kampion i Premier League në edicionin e paharrueshëm 2015/16.
Pas periudhës te “Dhelprat”, ai bëri një tjetër hap të madh duke u transferuar te Manchester City, skuadër me të cilën grumbulloi trofe të rëndësishëm, ku spikat triumfi në Ligën e Kampionëve.
Më pas, rrugëtimi i tij vijoi në Arabinë Saudite te Al Ahli, ndërsa tani ai do të nisë një sfidë të re në Katar, duke u bërë pjesë e formacionit të Al Shamal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: