Aktuale
Pse u distancua nga muzika gjatë këtij viti? Reperi i njohur Buta tregon të vërtetën
Reklamë e Sponsorizuar
Reperi i njohur Buta ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një përmbledhje fotografike në profilin e tij në Instagram, duke pasqyruar çaste nga jeta e tij e përditshme.
Në mesin e imazheve të ndara me publikun, spikasin fotografitë familjare ku artisti näfaqet pranë bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke sjellë momente mjaft intime dhe ngrohtësi për ndjekësit.
Përmes këtij shkrimi, Buta ka shfrytëzuar rastin për t'i dhënë fund aludimeve rreth mungesës së tij në skenë, duke u kërkuar falje fansave për mungesën e projekteve të reja muzikore gjatë kësaj periudhe dhe duke shpjeguar se prioritet i tij ka qenë kujdesi për veten.
“Më falni që nuk kemi nxjerrë shumë muzikë këtë vit. Kam qenë duke u fokusuar në shëndet. Kam dashur të këndellem këtë vit dhe ia kam arritur. Jam sober (i pastër) që nga janari”, ka shkruar reperi në mesazhin drejtuar ndjekësve të tij.
Edhe pse ka zgjedhur të mos japë hollësi shtesë rreth periudhës së vështirë apo sfidave me të cilat është përballur, deklarata e tij ka qenë e mjaftueshme për të konfirmuar se tashmë gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm dhe se ai ka përmbushur qëllimet që i kishte vënë vetes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: